"Xixëllonjat e Lezhës" nuk lejohen në Medvegjë
Lokale

"Xixëllonjat e Lezhës" nuk lejohen në Medvegjë

26.Mar.2018 16:14
0
Në kuadër të festimit të Vitit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Teatri i Kukullave "Xixëllonjat e Lezhës", solli në Bujanoc dhe Preshevë shfaqjen për fëmijë "Skënderbeu", por jo edhe në Medvegjë, meqë u ndalua nga autoritetet serbe të kësaj komune.

Për deri sa në Bujanoc dhe Preshevë ,,Xixëllonjat e Lezhës” u mirëpritën jo vetëm nga nxënësit e shkollave, por edhe nga përfaqësuesit e jetës kulturore dhe autoritetet e pushteteve lokale, në Medvegjë, fatkeqësisht, mbyllet dera e sallës së Pallatit të kulturës për të mos u paraqitur teatri i kukullave me pjesën teatrale kushtuar 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, transmeton Koha Jonë.

Lidhur me këtë skandal vijnë reagimet e para nga Bujanoci dhe Presheva, drejtorët e Lezhepallateve të kulturës: Jetmir Ismaili dhe Gani Veseli, kanë kërkuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe deputeti popullor Fatmir Hasani, të reagojnë në instanca më të larta dhe te faktorët ndërkombëtarë për këto dukuri joqytetëruese të pushtetit centralist në Medvegjë. Ngjashëm ka ndodhur edhe para disa ditësh, kur policia e Medvegjës, ndaloi shkrimtarët nga Presheva, të cilët kishin disa libra shqip me vete për të organizuar një orë letrare me rastin e Ditës së Mësuesit.

Në këtë drejtim po e japim të plotë edhe reagimin prof. Rexhep Abazit nga Medvegja.

“E pabesueshme, por edhe kjo ndodhi në Medvegjë.

Pas paraqitjes me skenën programore në Preshevë dhe Bujanoc, më 23 mars 2018, TQKF nga Lezha erdhi qÄ“ tÄ“ njëjtin program ta paraqes edhe nÄ“ shtëpinÄ“ e kulturës në Medvegjë, më 24 mars 2018. MirÄ“po, dyert e këtij institucioni ishin të mbyllura për shqiptarÄ“t dhe pas një pritjeje prej orës 9.oo-10.oo, tÄ“ paraditÄ“s, nÄ“ dÄ“borÄ“ dhe të ftohët, tÄ“ trupÄ“s artistike dhe të shqiptarëve të MedvegjÄ“s, ata u detyruan tÄ“ kthehen të brengosur skajshmërisht për njÄ“ veprim tÄ“ tillÄ“ jo njrÄ“zor, jo kulturor, jo demokratik dhe jo civilizues pÄ“r fillimshekullin e njëzet e një.

Të cekim se TQKF e Lezhës në mënyrë zyrtare iu kishte drejtuar kryetarit tÄ“ komunës së Medvegjës, mÄ“ 5 mars 2018, për këtë aktivitet e duke u bazuar në deklarimin e Presidentit tÄ“ R. së ShqipÄ“risë në vizitÄ“n e 27 nëntorit 2017 në Bajë të Siarinës, se duhet filluar me kontakte e aktivitete të kulturÄ“s për zhvillimin e bashkëpunimit ndërshtetëror…

Falënderojmë vëllazërisht anÄ“tarët e TQKF nga Lezha, 8 nxënësit e kl. V-XII, 2 profesoreshat, inxhinierin, kompozitorin dhe në veçanti vozitësin e autobusit, i cili në natën e akullt të së premtes, me shkathtësinë e veçantë, me në krye drejtorin e madh z. Marçelo Lacajn, i solli nÄ“ Medvegjë këta misionarë të kulturës shqiptare.

Le të na mbaj shpresa se edhe ky primitivizÄ“m mesjetar i shtetit të Serbisë dhe kjo shkelje e rëndë e të drejtave të shqiptarëve së shpejti do t’i takoj një të kaluare jocivilizuese”, thuhet në reagimin e prof. Rexhep Abazit nga Medvegja.

Haliti: Bashkësia lokale në Tërnoc pjesërisht e kënaqur me qeverisjen lokale (video)
Presheva shfuqizon planin për avancimin e refugjatëve në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration